Ai u godit nga një veturë e tipit “JEEP”, derisa voziste motoçikletën e tij te vendi i njohur si “Ura e Klinës”.
Zogaj nuk arriti tu mbijetojë lëndimeve që mori, derisa gjatë rrugës për në spitalin e Pejës, ai ndërroj jetë, shkruan RepublikaOnline.net.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Xhevat Ibraj për Indeksonline.
“Aksidenti fatkeqësisht ka qenë fatal, ka ndodh mes një mjeti JEEP dhe një motoçiklete. Viktima ka qenë ngasës i motoçikleës.
I njejti në shenja jetë është nisur për në spitalin e Pejës por ka arritur pa shenja jete. Viktiima ka qenë i lindur më 2001”, ka thënë ai.
Indeksonline mëson se Zogaj ka qenë djali i vetëm i familjes, i cili ka pasur dy motra.
Po ashtu, mësohet se ai tash e dy muaj kishte filluar që të punonte pasiqë kishte jetuar në kushte të vështira.
Ngasësi i veturës që e ka goditur atë është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është dërguar në mbajtje.
Loading...
0 Komentues: