Pas rënies së Qeverië Kurti, PSD ka nisur t’i fërkojë duart.
Megjithatë, tani i janë kthyer shpresat partisë që nisi si e djathtë, por tani është e majtë dhe me logo të re. Kryetari i saj Molliqaj, e ka mbajtur një konferencë.
“Kemi bërë reforma në PSD. Kemi logo të re, kryetar të ri, kemi program të ri si dhe kandidatin për kryeminsitër e kemi një njeri të dëshmuar… është Frashër Krasniqi”, ka thënë Molliqaj.
I pyetur se a ka PSD vija të kuqe për ndonjë parti, Molliqaj ka dhënë një përgjigje konfuze. “Kemi kemi diçka”, ka thënë ai.
tNdërkaq, Frashër Krasniqi ka thënë se me atë kryeministër do të vendoset një regjim i hekurt kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe ka premtuar më shumë video në stilin e Nas Daily për të drejtat e punëtorëve.
0 Komentues: