Pas 1 qershorit, kur edhe fillon faza e tretë e lehtësimit të masave në Kosovë, pritet që të vendoset për hapjen ose jo të kufijve tokësorë dhe Aeroportit.
Nga Ministria e Shënde ,tësisë, përmes një përgjigje me shkrim, kanë thënë se e gjithë kjo varet nga situata e krijuar gjatë kësaj kohe me pan, deminë CO, VID-19.
Sipas Sami Ukës, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, izolimi prej 14 ditësh, për personat që do të hyjnë në Kosovë, do të mund të vazhdojë edhe pas hapjes së kufijve, vasisht nga situata dhe mundësitë e krijuara, raporton KOHA.
“Hapja e kufijve tokësorë dhe ANP-së është planifikuar tek pas fazës së tretë varsisht nga vlerësimi i situatës epidemiologjike. Kjo bashkë me karantinimin e mundshëm natyrisht do të bëhet bazuar në praktikat më të mira nga vendet që janë para nesh në këtë proces, situata epidemiologjike, si dhe mundësitë tona”, ka thënë Uka.
Që nga 18 marsi, janë pezulluar të gjitha fluturimet në aeroportin “Adem Jashari”, përveç atyre të veçanta që po realizohen për kthim të kosovarëve nga vende të ndryshme.
0 Komentues: