Drita Stublla shpesh komentohet në media rozë për dukjen e saj.Ajo publikon fotosesione të ndryshme në Instagram, merr komente dhe pëlqime nga ndjekësit e saj.
Krahas që njihet për linjat e bukura ajo më shumë ka bërë bujë duke u quajtur si e dashura e Endrit Thaçit, djalit të presidentit. Edhe pse është thënë se dyshja kanë qenë të lidhur, asnjëherë nuk është vërtetuar diçka e tillë. Drita dhe Endriti, nuk e kanë pohuar apo mohuar.
Ndryshe, Drita tashmë ka nisur një lidhje dashurie dhe po duket shumë e lumtur, për dallim nga Endriti për të cilën nuk dihet shumë për jetën e tij private pasi që ai është shumë i rezervuar për këtë pjesë.
Drita, sapo ka publikuar një fotografi e veshur me fustan të shkurt, ngjyrë të zezë e cila ka ekspozuar gjoksin dhe pa dyshim që po duket mahnitese. Ajo ka venë edhe disa bizhuteri të bukura që po i japin edhe më shumë hijeshi.
0 Komentues: