Ka ndërruar jetë biznesmeni i njohur nga Rahoveci, Halim Haxhijaha.
Lajmin e ka dhënë i pari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.
Halimi ka qenë drejtor i kompanisë së famshme kosovare “Haxhijaha”, e cila është aktive në tregun kosovar që nga paslufta me shitjen e mjeteve bujqësore të punës.
“Sot, ky mëngjes i hershëm na erdhi i dhimbshëm nga lajmi për vdekjjen e mikut tim të çmuar, veprimtarit dhe kontributdhënësit për Rahovecin në veçanti, si dhe për shoqërinë dhe shtetin tonë në përgjithësi, z. Halim Haxhijaha.
Baca Halim ishte drejtor i kompanisë “Haxhijaha” si një kompani me fushëveprimtari të ndryshme dhe shumë e suksesshme në tregun vendor dhe ndërkombëtar.
Baca Halim, ikja jote e hershme na fali dhimbje e boshllëk, por puna dhe përkushtimi yt le të jenë udhërrëfyes për gjeneratat e reja! Shpirti yt i madh pushoftë në parajsë!
Do të kujtojmë gjithmonë si një njeri me virtyte të larta, familjar i mirë e ekonomist dhe afarist i zoti!
Puna jote-shembëlltyrë për ne” shkruan Latifi në njoftim.
0 Komentues: